Edita Tahiri e ka komentuar vizitën e dy emisarëve ndërkombëtarë për çështje të dialogut, duke e cilësuar si vizitë shumë të rëndësishme.
Ish-kryenegociatorja ka thënë se vizita e Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, dëshmon përkushtimin e palëve për ta ndihmuar Kosovën në çështjen e dialogut, shkruan Fol Drejt.
Por sipas saj, është koha që BE të përcaktohet qartë karshi këtij problemi.
“Është koha dhe i takon BE-së si ndërmjetëse e dialogut te qartësoj qëndrimin e vet, duke konfirmuar qëndrimet e përbashkëta me amerikanët, që i jep kuptimin kësaj vizite të përbashkët”, ka shkruar Tahiri.
Postimi i plotë:
Vizita e përbashkët në Kosovë e emisarëve amerikan dhe evropian për dialogun, Escobar dhe Lajcak, ka shume rëndësi sepse ky është momenti kur Bashkimi Evropian duhet të deklarohet zyrtarisht se angazhohet për dialog që ka ne fokus njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, ashtu njësojë siç e bëri SHBA-ja, dhe Presidenti amerikan Biden gjë e cila u konfirmua edhe nga Ambasadori amerikan në Kosovë.
Prandaj mendoj se Qeveria e Kosovës duhet të kërkoj nga BE-ja të deklarohet se angazhohet për njohje reciproke në Dialog, duke konfirmuar kështu që janë në linjë të njëjtë me SHBA-të. Është koha dhe i takon BE-së si ndërmjetësuese e dialogut te qartësoj qëndrimin e vet, duke konfirmuar qëndrimet e përbashkëta me Amerikanët, që i jep kuptimin kësaj vizite të përbashkët.
Andaj, jam e bindur se ka ardhur koha që BE-ja të flasë me një gjuhë të qartë dhe të shmanget nga praktikat e mëhershme e komunikimit ambivalent, sepse kjo do të ndihmonte që ky dialog të dal nga kjo gjendje apatie ku ndodhet tash sa vite. /FolDrejt/