Franca po lufton për të shuar zjarret në rajonin Latira pranë Bordo, një nga rajonet më të mëdha dhe më të famshme të prodhimit të verës, tha Gregory Allion i shërbimit zjarrfikës francez FNSPF, shkruan Reuters.
“Unë do ta përshkruaja zjarrin në Ladira si një zjarr të fuqishëm,” tha ai për radio stacionin RTL.
“Është një përbindësh”, shtoi ai.
Zjarret shkatërruan rajonin e Gironde pranë Bordo në Francën jugperëndimore këtë javë, duke shkatërruar shtëpi dhe duke detyruar evakuimin e 10,000 banorëve, disa prej të cilëve u ngjitën në çatitë e tyre për t’i shpëtuar flakëve.
Kryeministrja Elisabeth Bourne dhe ministri i Brendshëm Gerald Darmanen pritet të udhëtojnë sot në Gironde për të parë nga afër situatën. Ministri ka deklaruar se dyshon se bëhet fjalë për zjarrvënie.
“Banorët janë të shqetësuar por të disiplinuar. Megjithatë, ata janë shumë të lodhur, tha Vincent Isard, kryebashkiaku i Mustey, ku 250 nga 680 banorët u evakuuan në departamentin fqinj Land.
Në total, më shumë se 400,000 hektarë janë djegur këtë vit në Francë, sipas qeverisë, ose 500,000 hektarë, sipas të dhënave satelitore europiane: në çdo rast, ky numër është shumëfishi i mesatares vjetore të 15 viteve të mëparshme.
Një nga efektet më të verifikuara shkencërisht të ndryshimeve klimatike është se valët e të nxehtit do të bëhen më të shpeshta, më të gjata dhe më intensive. Vala e nxehtësisë përcaktohet nga tre kritere: temperatura jashtëzakonisht të larta, netët e nxehta që nuk e lejojnë trupin të ftohet dhe kohëzgjatja e tyre, raporton abcnews.al.
Shkencëtarët vlerësojnë se në Europë, numri i vdekjeve për shkak të nxehtësisë mund të dyfishohet apo edhe të trefishohet në varësi të shkallës së ngrohjes globale.
Vala aktuale e të nxehtit në Francë nisi më 31 korrik dhe është e treta e vitit pas atyre në fund të qershorit dhe mesit të korrikut. Temperuturat kaluan mbi 40 gradë Celsius në disa zona, duke përfshirë Nantes (perëndim) që regjistroi 42 °.
Mbretëria e Bashkuar regjistroi 40 grad celcius për herë të parë. Tetëmbëdhjetë departamente, nga jug-perëndimi deri në majën e Brittany, janë sot në alarmin e mesëm portokalli, niveli i gatishmërisë ku banorët duhet të jenë “shumë të kujdesshëm”.
Niveli më i lartë, i kuq, nuk është aktivizuar ende që nga mesi i korrikut. Sot pritet që temperaturat të ndryshojnë nga 33 deri në 36 gradë në Bretani (perëndim) dhe nga 36 deri në 40 gradë më në jug.
Ditën e nesërme pritet që temperaturat të arrijnë në 35 gradë Celsius Paris. Vetëm stuhitë që vijnë nga jugperëndimi të dielën do të ulin temperaturat në 30 gradë Celsius./abcnews.al/