Është vendosur që ndalimi i ngjitjes pa shoqërues në malin Everest, i cili u mor 5 vite më parë në Nepal, të zbatohet në të gjitha malet e vendit.
Sipas lajmit të CNN, ngjitja mund të bëhet me një udhërrëfyes të licencuar nga qeveria ose në grup, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Drejtori i Bordit të Turizmit të Nepalit, Mani R. Lamichhane tha: “Nuk ka njeri që të ndihmojë udhëtarët e vetëm në rast urgjence. Qytetet janë në rregull, por në malet në zonat e largëta, infrastruktura nuk është e mjaftueshme”.
“Kur turistët humbasin ose gjenden të vdekur, është e vështirë për qeverinë t’i kërkojnë sepse ata përdorin rrugë të largëta”, tha Lamichhane.
Ai tha se shoqatat kanë kërkuar që të ndalojnë aktivitetet e paautorizuara të marshimit. Lamichhane shtoi se shoqatat e turizmit kanë bërë të njëjtën kërkesë prej kohësh.
Ndalimi i ngjitjes së vetme në male do të hyjë në fuqi nga 1 prilli.
Në vitin 2018, Nepali ndaloi ngjitjen pa shoqërues në Everest, i cili konsiderohet si maja më e lartë në botë, me qëllim që të reduktojë numrin e aksidenteve.
Që nga viti 1920 më shumë se 200 persona kanë humbur jetën në Everest, me një lartësi prej 8.848 metrash./FolDrejt/