Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, pas ngritjes së çmimeve, sidomos të vajit.
Ai ka kërkuar nga Kurti që të veprojë ose të lëshojë rrugë, raporton Indeksonline.
“A je në tokë të bukës o Albin Kurti. Kush është ka ta saboton shtetin?! A po sheh se matrapazët po ta godasin popullin”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Vepro ose lësho rrugë Albin Kurti
A je në tokë të bukës o Albin Kurti. Kush është ka ta saboton shtetin?! A po sheh se matrapazët po ta godasin popullin.
Një litër vaj brenda natës po të shtrenjtohet gadi dyfish!
A je edhe ti pjesë e këtij skenari, apo je shndërruar në “komisar për moral”!
Zgjohu o Kryeministër e kryje detyrën që ta ka dhënë populli, ose lësho rrugë. A po e sheh se është ka soset durimi!