Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas tha se Perëndimi nuk duhet t’i nënshtrohet kërcënimeve bërthamore të Rusisë ose propozimeve të hershme të paqes dhe duhet të mbështesë fuqimisht Ukrainën teksa ajo lufton për t’i rimarrë territoret e saj.
Në një intervistë për Associated Press (AP), Kallas tha se thirrjet për negociata dhe paqe në Ukrainë kanë ardhur nga “figurat kryesore” së fundmi dhe i përshkroi si “shumë të rrezikshme”, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Ajo tha se kërcënimet bërthamore duhet të merren seriozisht, por kjo nuk duhet të nënkuptojë “dorëzim”. Kallas shtoi se qetësimi i presidentit rus Vladimir Putin “kur ai është i zemëruar” mund të nënkuptojë se kërcënimet janë përkulur.
Duke përdorur shprehjen “Perëndimi nuk duhet të përkulet ndaj kërcënimeve bërthamore të Rusisë”, Kallas kujtoi se Rusisë iu dha një mesazh shumë i qartë për përdorimin e energjisë bërthamore dhe bëri thirrje që të mos përkulen ndaj propozimeve të hershme të paqes me kërcënimet e saj bërthamore të Rusisë dhe të mbështesin Ukrainën derisa ajo të çlirojë territoret e saj.
Kryeministrja estoneze kujtoi kohën e ish-pushtimit sovjetik ndaj Estonisë, kur një pjesë e konsiderueshme e elitave politike dhe sociale të vendit u burgosën, u deportuan ose u vranë. “Edhe nëse ka paqe, nuk do të thotë se vuajtja do të përfundojë për këtë tokë”, tha Kallas.
– “Ne shohim fillimin e fundit të luftës”
Ajo thekson se Rusia ka dështuar në luftën e saj në Ukrainë, është zhvilluar rezistenca e brendshme kundër mobilizimit ushtarak të Moskës dhe kritikat kanë filluar të ngrihen nga aleatët e Putinit. Kallas tha se ata “e shohin fillimin e fundit të luftës”.
Sipas saj, anëtarësimi në NATO është proces i gjatë. Kallas përsëriti mbështetjen e Estonisë për anëtarësimin e Ukrainës në NATO.
Duke theksuar se lufta në Ukrainë ka rritur me shpejtësi kostot e energjisë dhe inflacionin dhe se Evropën e pret një dimër i ashpër Kallas tha: “Do të jetë shumë e vështirë. Duhet të përgatisim popullin tonë dhe të jemi të qartë se pse ndodh kjo. Sepse Putini po bën luftë kundër një vendi evropian. Kjo është arsyeja pse ne të gjithë vuajmë. Ne duhet të përpiqemi për t’i dhënë fund luftës, për t’i dhënë fund vuajtjeve tona, të cilat janë shumë më të lehta sesa vuajtjet e ukrainasve”./FolDrejt/