Më herët, ministri i Jashtëm i Estonisë, Urmas Reinsalu, tha se vendi duhet të rivendosë kontrollin kufitar në kufijtë e brendshëm të Shengenit, për të krijuar një pasqyrë të qartë të numrit të refugjatëve.
Autoritetet estoneze kanë filluar të kryejnë kontrolle më të detajuara kufitare për qytetarët e Ukrainës dhe Rusisë që shkojnë në Letoni ose Finlandë.
Policia kufitare shpjegoi se personeli shtesë u vendos në kufirin me Letoninë dhe Finlandën dhe theksoi se në këtë mënyrë ata duan të kenë një pasqyrë më të mirë për numrin e refugjatëve nga Ukraina dhe Rusia që mbeten në vend dhe numrin e atyre të cilët vazhdojnë nga Estonia, transmeton portali Shengen Visa Info, përcjell Fol Drejt.