Si pjesë e sanksioneve të BE-së, Estonia ka ndaluar hyrjen e anijeve ruse në portet e tyre që nga sot, njoftoi Ministria e Ekonomisë dhe Infrastrukturës së atij vendi.
Anijet që mbajnë flamurin rus, të cilat kanë nevojë për ndihmë, në raste të jashtëzakonshme mund të hyjnë në portet estoneze me lejen e administratës së policisë dhe shërbimit kufitar.
Më herët gjatë ditës së sotme, Bullgaria ndaloi hyrjen e anijeve ruse në portet e saj dhe Rumania e bëri këtë dje.