Masa synon t’i parandalojë ata “të mobilizojnë më shumë armiqësi në shoqëri dhe të grisin plagët e vjetra” pas pushtimit rus të Ukrainës, thotë qeveria.
Një tank ikonë T-34 në qytetin Narva, u dërgua në Muzeun e Luftës së Estonisë.
Narva është qyteti i tretë më i madh i Estonisë, ku 97 për qind e popullsisë së saj prej rreth 60 mijë njerëz flasin rusisht.
Lufta e Rusisë në Ukrainë po nxit tensionet në Narva në veçanti, frikësohet Estonia.
Kryeministrja Kaja Kallas thotë se qeveria e saj “nuk do t’i japë Rusisë mundësinë për të përdorur të kaluarën për të prishur paqen në Estoni”.
“Duke marrë parasysh shpejtësinë e rritjes së tensioneve dhe konfuzionit rreth memorialëve në Narva, ne duhet të veprojmë shpejt për të garantuar rendin publik dhe sigurinë e brendshme”.