Ministri i jashtëm estonez Urmas Reinsalu (Isamaa) në një bisedë telefonike që ka pasur të premten me kolegun e tij shqiptar, Gent Cakaj, përveç që e ka ngushëlluar për tërmetin tragjik të 26 nëntorit i ka premtuar edhe ndihmë financiare, shkruan media estoneze news.err.ee, përcjell foldrejt.com.
“Estonia qëndron me Shqipërinë në këto kohë të vështira. Shteti ynë do kontribuojë me 50 mijë euro për ndërtimin e godinave të shkatërruara,” tha Reinsalu, duke shtuar se shpreson që jeta normale të vijë sa më shpejt në Shqipëri./Foldrejt.com