Në festivalin e organizuar nga Konfederata Botërore e Etnosporteve, pjesëmarrësit shfaqin aftësitë e tyre në sporte të ndryshme tradicionale, si mundja, shigjetaria dhe sportet e kalërimit
Në hapësirat e Aeroportit Ataturk të Stambollit ka filluar edicioni i pestë i Festivalit Kulturor Etnosport, shkruan AA transmeton Fol Drejt.
Në festivalin e organizuar nga Konfederata Botërore e Etnosporteve, pjesëmarrësit shfaqin aftësitë e tyre në sporte të ndryshme tradicionale, si mundja, shigjetaria dhe sportet e kalërimit.
Në ambientet e tendave të vendosura në kuadër të festivalit do të bëhen promovime të rajoneve të ndryshme dhe do të prezantohen ushqime universale.
Në festivalin do të realizohen edhe ngjarje skenike dhe koncerte, punime tradicionale artizanale dhe lojëra për fëmijë.
Ne hapjen e festivalit të pranishëm ishin zyrtarë të lartë shtetërorë dhe lokalë.
Festivali do të përfundojë më 12 qershor./FolDrejt/