EULEX e ka quajtur zhvillimin pozitiv funksionimin total të pikë kalimeve kufitare Merdarë e Mutivodë.
Misioni i Evropian për sundim të ligjit në Kosovë ka theksuar se kjo do të reduktojë kohën e pritjes për qytetarët që i përdorin këto pikë kalime kufitare, transmeton Fol Drejt.
“Zhvillim pozitiv: Pikat e Përbashkëta të Kalimit në Merdarë dhe Mutivodë janë plotësisht funksionale! Kjo do të reduktojë kohën e pritjes për pasagjerët, duke bërë një ndryshim në jetën e të gjithë qytetarëve që i përdorin ato”, shkruan ata në një postim në Twitter./FolDrejt/