Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka bërë me dije se ka shtuar numrin e patrullimit kohëve të fundit në pjesën veriore të Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar për klankosovën vetë EULEX, duke shtuar se njësia e Formuar Policore e EULEX-it (NFP), e përbërë nga 105 policë, është e stacionuar në Mitrovicë, transmeton Fol Drejt.
“FPU-ja po kryen patrullime ditore të lëvizshme të zbulimit në veri të Kosovës. Misioni ka shtuar së fundmi patrullat e tij të zbulimit për të rritur ndërgjegjësimin për situatën” – ka thënë EULEX./FolDrejt/