Gjatë ditës është raportuar se kanë ndodhur disa incidente në veri dhe janë dëgjuar edhe shpërthime.
Për zhvillimet e fundit në veriun e Mitrovicës dhe Zubin Potok, është deklaruar edhe Misioni Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX).
Në një përgjigje për Klankosova.tv EULEX bën me dije se zyrtarët e saj po e monitorojnë situatën e sigurisë atje, edhe pse nuk e konfirmojnë se ka pasur zhvillime të tilla atje.
“Njësitet e policisë së EULEX-it po e monitorojnë e sigurisë në veri të Kosovës dhe po i ndjekin nga afër zhvillimet e fundit. Për informata specifike ju lutem kontaktoni Policinë e Kosovës”.
“EULEX-i mbetet vigjilent dhe po monitoron nga afër të gjitha zhvillimet që mund të ndikojnë në sigurinë e Kosovës, si dhe në sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë”.
Lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës.
Organet e rendit me anë të një komunikate njoftuan se janë regjistruar disa incidente derisa ishin duke shoqëruar zyrtarët komunal të KQZ-së në zyrat në veri të Mitrovicës dhe Zubin Potok/Klankosova.tv