Reinhard Butikofer i ka reaguar Christopher Hill-it pas deklaratave të shprehura kundrejt Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, shkruan Fol Drejt.
Euro-deputeti gjerman, Butikofer, lidhur me intervistën e ambasadorit amerikan në Beograd, Hill, ka thënë se kjo është thjesht çmenduri.
“Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, duke komentuar konfliktin e vështirë Serbi-Kosovë, e quan presidentin e Serbisë Vuçiç një ‘partner të mirë’ ndërsa pyet nëse SHBA ‘mund ta konsiderojnë ende’ kryeministrin e Kosovës Kurti ‘një partner’. Thjesht çmenduri!.”, shkruan Butikofer në llogarinë e tij në Twitter.
U.S. Ambassador to Serbia, Christopher Hill, commenting on difficult Serbia-Kosovo conflict, calls Serbia’s President Vučič a “good partner” while questioning, whether the U.S. “can still consider” Kosovo’s Prime Minister Kurti “a partner”. Just crazy! https://t.co/UnfN3H5aAu
— Reinhard Bütikofer (@bueti) June 8, 2023
Përndryshe në një intervistë për Zërin e Amerikës ambasadori Hill është pyetur çfarë përgjigje kanë marr nga Albin Kurti dhe a është i gatshëm a ta pranojë propozimin e Zëvendës Sekretari i Shtetit Gabriel Escobar dhe të dërguarit të posaçëm i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, për de-përshkallëzimin të situatës, zgjedhje të reja në të cilat do të merrnin pjesë serbët dhe kthim në dialog, ai është përgjigjur:
“Mendoj se kemi një problem me zotin Kurti, ai nuk është i gatshëm ta pranojë. Duket se kemi disa çështje shumë thelbësore me të, nëse ende mund ta konsiderojmë partner. Por këtë vendim ia lë ambasadës sonë në Prishtinë.”/FolDrejt/