Eurodeputeti bullgar, Angel Dzhambaski, është shprehur se Kosova është shtet i pavarur dhe se Serbia duhet ta respektojë këtë.
Në një postim në Twitter, Dzhambaski i ka cilësuar veprimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, si veprime shoviniste, që përkujtojnë ato të presidentit rus, Vladimir Putin.
Në të njëjtin postim, Dzhambaski ka shtuar se nuk të lejohet përshkallëzimi i konfliktit dhe hapja e një fronti në Ballkanin Perëndimor./FolDrejt/
#Kosovo is a sovereign state and #Serbia must respect that. Vucic's chauvinism resembles #Putin's actions, but we must not allow an escalation of the conflict and the opening of a front in the #WesternBalkans. https://t.co/sMncKMc7W1
— Джамбазки (@djambazki) January 10, 2023