Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka reaguar pas koreografisë nacionale të tifozëve serbë të futbollit “Kur të kthehet ushtria në Kosovë”.
Mandl u është drejtuar Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, të dërguarit për dialog, Miroslav Lajçak, dhe komisionerit për zgjerim, Oliver Varhelyi duke i pyetur nëse mund ta shohin se çka po ndodh.
Për më tepër, Mandl ka vënë pikëpyetje edhe mbi sanksionet ndaj Kosovës
“Ju ende dëshironi të sanksiononi cilin vend? Kosovën? Josep Borrell, Oliver Varhelyi, Miroslav Lajçak. A mund ta shihni se çka po ndodh? Le të qetësohemi. Le të kontribuojmë në shtensionimin e situatës, pajtimin dhe paqen. Të gjithë. Të gjithë ne”, wshtw shprehur Mandl në Twitter.