Deputeti irlandez i Parlamentit Evropian (PE), Mick Wallace tha se popujt e Evropës janë në anën e popullit të Palestinës, ndryshe nga qeveritë e tyre që mbështesin Izraelin.
Në një postim nga llogaria e tij në median sociale X, Wallace tha se “Që nga fillimi i gjenocidit në Gaza e deri më tani” Asambleja e Përgjithshme e PE-së është mbledhur katër herë në qytetin Strasburg të Francës por që në këto takime nuk është marrë vendim për Gazën, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
“Në PE nuk është marrë “vendim i mjaftueshëm” as për “luftën ‘proxy’ SHBA-NATO në Ukrainë”, tha Wallace i cili kritikoi pozicionin e PE-së me fjalët: “Nuk deshëm armëpushim në Ukrainë ose në Gaza, sepse nuk dëshironte Perandoria Amerikane”.
Gjithashtu në postimin e tij, Wallace ndau edhe një pjesë nga fjalimi gjatë pjesëmarrjes së tij në protestën në mbështetje të Palestinës.
Në fjalimin e tij, eurodeputeti irlandez kritikon vizitën e zhvilluar pas 7 tetorit në Tel Aviv nga presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, ndërsa e akuzon Von der Leyen për “ndezjen e dritës së gjelbër për gjenocidin e Izraelit ndaj popullit të Palestinës”.
Wallace thekson se në ndërtesat zyrtare në Evropë u vendosën flamuj izraelitë si shenjë mbështetjeje për Izraelin, ndërsa nuk u veprua e njëjta gjë për Palestinën.
“Në disa vende të Evropës nuk lejohen madje as mbajtja e flamujve palestinezë”, tha Wallace duke shtuar se “Bashkimi Evropian i (ngritur mbi) vlerat evropiane, të cilat ne i zbuluam se cilat janë vlerat e tyre (të BE-së). Ata nuk kanë vlera, kanë interesa”.
Ai tërhoqi vëmendjen se interesat e BE-së përputhen me “planin sionist të Izraelit për kolonët pushtues” dhe se “evropianët (qeveritë) nuk kanë ndryshuar linjat e tyre, ata janë ende në anën e kolonizatorëve”.
Wallace në lidhje me (popujt) evropianë, të cilët ndryshe nga qeveritë e tyre ofrojnë mbështetje ndaj Palestinës për çështjen e Gazës tha se “Popujt e Evropës janë në një pozicion ndryshe. Mbi 80 për qind e politikanëve mbështesin shtetin e aparteidit të Izraelit por më shumë se 90 për qind e popujve evropianë janë në anën e palestinezëve që persekutohen”.