Të dielën në Kosovë do votohet parlamenti i ri. Në fushatë po dominon tema mbi korrupcionin, papunësinë dhe raportet e tensionuara me Serbinë.
Sipas medias pan-europiane euronews.com, raportet mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të normalizohen, që të arrihet anëtarësimi i këtyre dy vendeve në BE.
Një ndër barrierat më të mëdha mes dy vendeve është veriu i përqëndruar me minoritetin serb, që Prishtina tenton ta kontrollojë.
Por analisti Naim Rashiti për median europiane thekson se “konflikti me Serbinë nuk shihet si prioritet, por njerëzit kërkojnë punë, arsimim dhe përmirësimin e mirëqenies.”
Kosova ka moshën mesatare më të re në Europë (29 vjet), por prej vitin e shpalljes së pavarësisë 2008, rreth 200 mijë kosovarë e kanë lëshuar vendin, përcjell foldrejt.com.
Në lidhje me parashikimet, theksohet se koalicioni trepartiak i PAN-it ka sjellur zhgënjime në Kosovë dhe se kjo do shtojë votat e opozitares LDK dhe Vetëvendosja. Këta dy të fundit do luftojnë për vendin e parë.
Vjosa Osmani, shihet si një mundësi e mirë për të luftuar korrupcionin. Ajo indirekt ka marrë mbështetje edhe nga Alessandro Politi, drejtor i NATO Defense College, sipas të cilit, tash “është koha ideale për të luftuar korrupcionin. Pa këtë, të rinjtë kosovarë nuk do mund të fitojnë liberalizimin e vizave.”
Kjo pasi korrupcioni i lartë në vend, do të thotë që kosovarët degdisen rrugëve të Europës për punë./Foldrejt.com