UEFA po bën përgatitjet e fundit për Europianin e kësaj vere dhe një pjesë e rëndësishme e aktivitetit do të jenë padyshim dhe gjyqtarët, të cilët do të mbulojnë ndeshjet në fushën e lojës, por edhe VAR-in.
Organizata ndërkombëtare ka vendosur që të caktojë 18 gjyqtarë dhe asistentët përkatës për aktivitetin në fjalë, duke marrë emrat më të rëndësishëm nga vende të ndryshme, si Bryh në Gjermani, Çakir në Turqi, Kuipers në Holandë, Lahoz në Spanjë, Orsato në Itali apo Oliver në Angli.
Por ajo që binte në sy më shumë në këtë edicion ishte emërimi i një gjyqtari argjentinas dhe asistentëve të tij për këtë aktivitet. UEFA ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me CONMEBOL, konfederatën e Amerikës së Jugut, për zhvillimin e aktiviteteve të rëndësishme. Kështu, gjyqtari argjentinas Fernando Rapallini dhe asistentët e tij do të drejtojnë në Europian, ndërsa spanjolli Zhil Manzano do të drejtojë këtë verë në Kupën e Amerikës që do të zhvillohet në Argjentinë dhe Kolumbi.