Çmimi i sheqerit në BE në shkurt dhe mars 2023 u rrit me një mesatare prej 61 për qind krahasuar me të njëjtët muaj të vitit të kaluar, njoftoi sot Eurostat.
Sheqeri u rrit më së shumti në Republikën Çeke, ku çmimi i tij në mars 2023 të këtij viti ishte 98 për qind më i lartë se marsi i kaluar, përcjell Fol Drejt.
Çmimi i sheqerit u rrit në mënyrë dramatike në Estoni, me 97 për qind, si dhe në Poloni – 82 për qind, Gjermani – 72 për qind dhe Letoni – 70 për qind./FolDrejt/