Rritja e çmimeve të konsumit në eurozonë arriti në 8.5 për qind në shkurt në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë, që është inflacioni më i ulët që nga maji i një viti më parë, njoftoi sot Eurostat.
Eurostat konfirmoi se inflacioni në shkurt u ul nga 8.6 për qind në janar në 8.5 për qind, përcjell Fol Drejt.
Çmimet e energjisë u rritën me ritme më të ngadalta – 13.7 krahasuar me 18.9 për qind në janar, ndërsa inflacioni u rrit për ushqimet dhe duhanin në 15.0 për qind, ndërsa në janar ishte 14.1 për qind./FolDrejt/