Në vitin 2022, shtatë për qind e punonjësve në BE punuan jashtë orarit në punën e tyre kryesore, zakonisht 49 ose më shumë orë në javë, njoftoi sot Eurostat.
Më shumë se 30 për qind e të vetëpunësuarve punuan jashtë orarit, që është dukshëm më shumë se kategoria e të punësuarve, në të cilën katër për qind e njerëzve punuan jashtë orarit, sipas një sondazhi të publikuar me rastin e 1 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Punës.
Punëtorët e kualifikuar në bujqësi, pylltari dhe peshkim, 28 për qind e tyre, si dhe menaxherët – 24 për qind, punuan shumë më tepër jashtë orarit krahasuar me të gjitha grupet e tjera të mëdha të punonjësve, ku mesatarisht më pak se tetë për qind e të punësuarve punuan jashtë orarit./FolDrejt/