EUROVIA HOLDING është një nga grupet kryesore të investimeve private në Maqedoni. Portfoli i investimeve të Grupit përfshin kompani me aktivitete në fushën e ndërtimit, pasurive të patundshme, tregtisë, marketingut dhe reklamave në natyrë, gjenerimin e energjisë elektrike, etj.
Njoftim për vend të lirë pune: Front Desk Administrator
Përshkrimi i punës:
• Ekzekutimi i punëve të përgjithshme administrative;
• Përgjigjje dhe devijimi i thirrjeve telefonike;
• Marrja e postës së kompanisë dhe shpërndarja e saj;
• Pika e parë e komunikimit me bashkëpunëtorët dhe klientët e jashtëm, mirëpritja e tyre dhe shërbimi gjatë takimeve;
• Organizimi i transportit lokal për mysafirë dhe udhëtime pune të punonjësve;
• Organizimi i takimeve dhe ngjarjeve për kompaninë;
• Organizimi i ushqimit për punonjësit / mensën;
• Monitorimi administrativ i dokumentacionit, korrespondencës dhe arkivimi i tyre;
• Punë tjera të caktuar nga punëdhënësi;
• Prokurimi i furnizimeve të zyrës;
• Ndihmë në azhurnimin e të dhënave në baza ditore, javore dhe mujore;
Edukimi, aftësitë, njohuritë dhe përvoja e kërkuar:
• CCC/BCC;
• Njohuri të programeve Microsoft Office (Word, Excel);
• Njohuri të gjuhës angleze (lexon, shkruan, flet);
• Shkathtësi të shkëlqyera komunikimi, planifikimi dhe organizimi;
• Sjellje profesionale dhe të ruaj imazhin e kompanisë;
• Profesional dhe të sjellshëm ndaj klientëve;
• Aftësi për punë individuale dhe ekipore;
• Vetë-iniciativë dhe konfidencialitet;
Çfarë ofrojmë:
• Të ardhura konkurruese mujore në tregun e punës në vend;
• Punoni nga e hëna në të premten nga ora 08:00 – 16:00, 40 orë në javë;
• Punoni në një ambient të këndshëm, të sigurt dhe të shëndetshëm duke respektuar të gjitha normat për sigurinë dhe shëndetin në punë;
• Mundësi për zhvillim profesional, trajnime dhe avancime në vendin e punës;
Të gjithë kandidatët e interesuar që mendojnë se kanë aftësi dhe njohuri për këtë pozitë pune duhet të dërgojnë CV-në e tyre në: [email protected], me shënimin “Front Desk Administrator”.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 09/10/2020.
Vetëm kandidatët që do të paraqesin dokumentacionin e plotë brenda afatit të specifikuar dhe plotësojnë kushtet e kërkuara të shpallura në njoftim do të përfshihen në procesin e përzgjedhjes.
Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në përputhje me legjislacionin aktual në fushën e marrëdhënieve të punës.