Punonjësit janë evakuuar sot nga hapësiar ku ndodhet Gjykata e Lartë, e Lartë dhe e Apelit në Podgoricë për shkak të raportimit për një bombë të vendosur.
Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Gjykatës së Lartë tha për portalin Podgorica Vijesti se policia e cila siguron objektin e këtyre gjykatave ka marrë një denoncim për një mjet shpërthyes që dyshohet se është vendosur, përcjell Fol Drejt.
“Ndërtesa është duke u evakuuar për shkak të një raporti për bombë”, tha Marija Rakoviq, këshilltare e pavarur për marrëdhënie me publikun në Gjykatën e Lartë në Podgoricë./FolDrejt/