Bashkimi Evropian (BE) aktivizoi Mekanizmin e Mbrojtjes Civile për evakuimin e qytetarëve të BE-së nga Nigeria, duke evakuuar në vendin e tyre rreth 500 persona, transmeton Anadolu.
Sipas një deklarate me shkrim nga Komisioni Evropian thuhet se Franca ka kërkuar ndihmë përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së për evakuimin e qytetarëve të BE-së.
Mekanizmi u angazhua që të mbulojë 75 për qind të kostove të transportit.
Në këtë kuadër Franca propozoi 4 avionë për evakuimet. Deri më tani në Paris janë ulur dy avionë dhe në vendin e tyre janë kthyer rreth 500 persona.
Po ashtu bëhet e ditur se janë në fazë përgatitore fluturime të reja.
Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së së bashku me Komisionin Evropian koordinon dhe financon në situata të tilla, fluturimet e rikthimit për qytetarët e vendeve anëtare të Unionit. Ndihma në kuadrin e Mekanizmit, ofrohet dhe shpërndahet në bazë vullnetare nga vendet anëtare dhe pjesëmarrëse.
Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së ku edhe Türkiye ndodhet në mesin e pjesëmarrësve, u aktivizua edhe pas tërmeteve të 6 shkurtit, ku në këtë kuadër u dërguan ekipet shëndetësore dhe të kërkim-shpëtimit.
Grushti i shtetit në Niger
Në Niger presidenti Mohamed Bazoum u arrestua nga elementë të Regjimentit të Gardës Presidenciale më 26 korrik dhe atë mbrëmje ushtria njoftoi marrjen e pushtetit.
Gjenerali Omar Tchiani, komandanti i Regjimentit të Gardës Presidenciale, më 28 korrik njoftoi marrjen e drejtimit të juntës së emërtuar Këshilli Kombëtar për Mbrojtjen e Atdheut (CNSP) dhe kalimin e tij në krye të qeverisë së përkohshme.