Autoritetet norvegjeze njoftuan sot se do të evakuojnë disa pjesë të zonës Tromso në veri të vendit për shkak të rrezikut të orteqeve dhe rrëshqitjeve të dheut që kanë vrarë deri më tani katër persona, përfshirë një turist nga Sllovenia.
Ky vendim është marrë në bazë të rekomandimit të Institutit Gjeoteknik Norvegjez, njoftoi policia norvegjeze në Twitter dhe këshilloi banorët e zonës dhe turistët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.
Sot, dy rrëshqitje dheu janë regjistruar në zonën e Tromsø, transmeton Fol Drejt.