Fabrizio Romano ka thënë se futbollisti i Eintracht Frankfurt, Evan N’Dicka do të largohet nga klubi si një agjent i lirë në verë dhe se ai mbetet i hapur për klubin e radhës, raporton Fol Drejt.
“Evan N’Dicka mbetet i hapur për propozime pasi ai pritet të largohet nga Eintracht si një transferim i lirë në verë – kontrata do të skadojë në qershor.”, shkroi Romano në Facebook.
Ai shtoi se nuk ka marrëveshje të lojtarit me Barcelonën në këtë fazë dhe se klubi spanjoll është në mesin e shumë klubeve që ndjekin N’Dickan, por gara është ende e hapur. /FolDrejt/