E një nga përfaqësuesit e fitneseve ka reaguar në lidhje me këtë vendim, ndërsa e kanë quajtuar edhe skandaloz.
Këta u janë drejtuar me disa pyetje institucioneve të Kosovës, prej të cilave presin përgjigje.
“A është menduar si do të paguhen qiratë dhe të gjitha shpenzimet tjera të cilat do të shtohen gjatë mbylljes? A është menduar se kush do të ju kompenzoj parapagimet anëtarëve të Palestrave të Fitnesit? Shpresojmë dhe besojmë që në kohë shumë të shpejtë të bëhet ri shikimi i këtij vendimi skandaloz!”, thuhet ndër të tjera në reagim.
“Numri i pjesëmarrësve në garë, sportistë, klube, zyrtarë, dhe pjesëmarrës tjerë të nevojshëm për zhvillimin e garës përcaktohet nga federatat sportive duke respektuar masën e distancës dhe masat tjera mbrojtëse”, thuhet në vendimin e Qeverisë.
Në këtë vendim thuhet se në aktivitetet garuese në hapësira të mbyllura dhe të hapura nuk lejohet prania e shikuesve.