qQeveria e Kosovës në mbledhjen elektronike të mbajtur sot ka miratuar ndarjen e 10 milionë eurove mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike.
Kështu është bërë e ditur përmes komunikatës për media nga Zyra e Kryeministrit.
“Kabineti qeveritar ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej dhjetë milionë euro (10,000,000.00€), për zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike për masën 3.7 – Mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike”, thuhet në komunikatë.