Everton ka rënë dakord për një marrëveshje prej 25.75 milionë funte me skuadrën e Serie A Udinese për sulmuesin Beto.
25-vjeçari ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare.
Beto gjeti rrjetën 10 herë në 34 paraqitje në Itali sezonin e kaluar dhe bëhet nënshkrimi i pestë i Everton – dhe shtimi i katërt si sulmues – i dritares së verës.
Toffees aktualisht janë në fund të Ligës Premier pasi kanë humbur tre ndeshjet e para të sezonit pa shënuar asnjë gol.
Beto tha për evertontv: “Ndihem mirë të bashkohem me Everton. I kam vlerësuar gjithmonë si klub.
“Everton është një klub i madh, i madh në Premier League, i respektuar dhe ka histori të madhe. Ishte e lehtë për ta bërë këtë lëvizje.
“Kur një klub si Everton përpiqet të të blejë në janar dhe më pas vjen sërish në verë, ndihesh sikur, “Ok, ata më duan realisht”, kështu që e bëri vendimin të lehtë edhe për mua. Idhulli im, Samuel Eto’o, luajti gjithashtu këtu, gjë që e bën atë edhe më të veçantë”.