Kur Real Madrid nënshkroi James Rodriguez pas Kupës së Botës në vitin 2014, dukej sikur ata kishin siguruar një nga talentet me të mirë të gjeneratës së tij.
Megjithatë nuk ka funksionuar kështu, dhe së fundmi karriera e tij po shihet larg nga Bernabeu.
Rivalët e qytetit Atletico Madrid llogariten si kandidatët kryesorë, por SportWitness sot ka raportuar nga Amerika e Jugut, shton një emër të ri në garë, është Everton.
Tani nën menaxhimin e Carlo Ancelottit klubi dëshiron të kthehet në majat e futbollit anglez dhe europian, James llogaritet si një top lojtar nga Everton, Ancelotti e ka punuar me lojtarin në të kaluarën dhe e dëshiron në ekipin e tij.