Ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian kanë bojkotuar ceremoninë e festimit të ditës së shtetësisë së Serbisë, që u shënua këtë të martë.
Shkak për këtë bojkot ishte pjesëmarrja në ngjarje e anëtarit serb të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik. Edhe pa diplomatët evropianë në Beograd u zhvilluan plot aktivitete për nder të ditës që serbët e quajnë “Sretenje”.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dekoroi disa personalitete – nga një ushtarak që luftoi në Rahovec të Kosovës deri te aktori amerikan Johnny Depp.