Gjigandi farmaceutik “Johnson&Johnson” njoftoi se do të furnizojë shtetet e Evropës me 200 milionë doza të vaksinave kundër coronavirusit, përfshirë Norvegjinë dhe Islandën, në gjysmën e dytë të prillit.
Vaksina amerikane u miratua nga Agjencia Evropiane e Mjekësisë (EMA) – rregullatori mjekësor i Bashkimit Evropian më 11 mars, pas miratimit të vaksinave të Pfizer/BioNTech, Moderna dhe AstraZeneca.
“[Johnson & Johnson] do të vazhdojë të punojë ngushtë me partnerët tanë, autoritetet rregullatore dhe qeveritë për të përshpejtuar të gjitha hapat e procesit të prodhimit të vaksinave dhe për të aktivizuar vendet tona të prodhimit sa më shpejt që lejojnë miratimet e autoriteteve shëndetësore, në mënyrë që të sigurojnë një siguri dhe një nivel të lartë – prodhimi cilësor të vaksinës sonë”, thuhej në deklaratë.