Kryeministri letonez Krisjanis Karins u ka bërë thirrje liderëve evropianë që të fillojnë të punojnë në një mënyrë për ta mbajtur Rusinë ligjërisht përgjegjëse për veprimet e saj gjatë luftës.
Duke folur në ditën e dytë të një samiti të BE-së, ai tha: “Lufta e Rusisë po bëhet gjithnjë e më brutale, tani që synon hapur jo vetëm ushtrinë ukrainase, por qytetarët ukrainas dhe infrastrukturën e tyre civile, raporton SkyNews, transmeton Fol Drejt.
“Të kuptojmë se si ta mbajmë Rusinë përgjegjëse ligjërisht për mizoritë që po kryejnë sot në Ukrainë”.
Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas shtoi: “Ne patjetër duhet të diskutojmë përgjigjen ligjore ndaj krimeve të agresionit që janë kryer në Ukrainë… që mund të trajtohen vetëm nga një gjykatë e veçantë.”/FolDrejt/