Tani depozitat e gazit në BE janë pothuajse plot, kështu që cisternat që transportojnë gaz natyror të lëngshëm (LPG), shtohen, po qëndrojnë në porte sepse nuk kanë ku të shkarkojnë ngarkesën e tyre dhe çmimet po bien.
Evropa tani ka aq shumë gaz natyror saqë nuk di çfarë të bëjë me të, kështu që çmimi në tregun spot për pak kohë u kthye negativ këtë javë, njoftoi stacioni televiziv CNN, transmeton Fol Drejt.
Zyrtarët evropianë kanë paralajmëruar për muaj të tërë për një krizë energjetike gjatë dimrit të ardhshëm, pasi Rusia – dikur furnizuesi më i madh i gazit natyror në rajon – ndërpreu furnizimet në shenjë hakmarrjeje për sanksionet e vendosura nga Evropa për pushtimin e Rusisë në Ukrainë./FolDrejt/