Evropa ka afër tetë milionë doza të vaksinës AstraZeneca të papërdorura, tregojnë të dhënat e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.
Kjo është më shumë se gjysma e numrit të përgjithshëm të dozave të shpërndara në vendet evropiane.
Të dhënat tregojnë se 14,851,497 doza janë shpërndarë, ndërsa 6,895,411 janë përdorur – duke lënë 7,970,323 doza të papërdorura.
Vetëm Lituania ka përdorur të gjitha vaksinat që i kishte porositur muaj më parë.
Ndryshe, shumë shtete evropiane duke përfshirë Gjermaninë, Italinë, Spanjën dhe Francën kanë pezulluar dhënien e vaksinës së AstraZeneca.