Turqia ka realizuar drejt 162 vendeve të ndryshme të botës një eksport veshjesh dhe aksesorësh jo të endura me vlerë totale 3 miliardë e 304 milionë e 418 mijë dollarë gjatë periudhës janar-qershor 2019.
Sipas të dhënave të Asamblesë së Eksportuesve të Turqisë (TIM), në krye të listës së këtyre eksporteve turke janë renditur shtetet evropiane.
Vendin e parë në eksportin turk të veshjeve dhe aksesorëve jo të endura për këtë periudhë e zuri Spanja me 645 milionë e 906 mijë dollarë. Ajo pasohet nga Gjermania me 427 milionë e 754 mijë dollarë, Mbretëria e Bashkuar me 293 milionë e 237 mijë dollarë, Holanda me 205 milionë e 649 mijë dollarë dhe Franca me 137 milionë e 391 mijë dollarë eksporte të këtij lloji në 6-mujorin e parë të këtij viti.