Futbollisti i njohur, Neymar, së fundi ka promovuar makinën e parë elektrike të markës “e.GO”, të familjes së Lazim Destanit në Berlin, biznesmeni i famshëm, i njohur për mediat edhe si babai i aktorit Blerim Destani.
“Next e.GO Mobile” është njëra nga kompanitë e biznesit të familjes Destani ku bëjnë pjesë një numër sipërmarrjesh që operojnë nën ombrellën e kësaj kompanie me seli në Holandë, e themeluar nga Nazif Destani



Sipërmarrja për prodhimin e makinave elektrike u themelua vitin e kaluar në Gjermani dhe janë në plan të prodhohen deri në 30 mijë automjete për një vit.
Në këtë event, në mesin e shumë personazhe të njohur, ishin edhe Loredana dhe Noizy, ky i fundit mik shumë i ngushtë i Blerimit.