Në xhaminë e cila paraqet një ngërthim arkitektonik të ndërtimit Selxhuk, Osman dhe atij modern në të cilën në të njëjtën kohë do të mund të kryejnë adhurim 63.000 persona, ezani i parë do të thirret më 7 mars
Ezani i parë në Xhaminë më të madhe në Turqi, Xhamia Çamlıca, gur themeli i së cilës u hedh para 6 vitesh, do të thirret më 7 mars, me rastin e Natës së madhe Regaip, raporton Anadolu Agency (AA).
Në xhaminë e cila paraqet një ngërthim arkitektonik të ndërtimit Selxhuk, Osman dhe atij modern në të cilën në të njëjtën kohë do të mund të kryejnë adhurim 63.000 persona, ezani i parë do të thirret më 7 mars.
Kryetari i shoqatës për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e xhamive dhe shërbimeve kulturore në Stamboll, Ergin Külünk, në deklaratën për AA tha se me namazin e mëngjesit të ditës së enjte 7 mars, në xhami do të fillojë të thirret ezani dhe sala.
Përveç xhamisë në këtë kompleks do të bëjnë pjesë edhe muze, galeri artesh, librari, sallon konferencash, punëtori artesh dhe zonë parkimi.