Dështimi në Evropë dhe, në rastin më të mirë, vendi i tretë në ligë është arritja e skuadrës së Jürgen Klopp këtë sezon. Dhoma e zhveshjes pritet të “pastrohet” në verë. Liverpool duhet “të heqë qafe” pesë lojtarë, shkruan gazeta britanike Daily Mirror.
I pari prej tyre është sigurisht mesfushori brazilian Arthur Melo, i cili është i huazuar nga Juventusi. Melo dikur vlente 76 milionë euro kur u transferua nga Barcelona te Juventusi, por dëmtimet e penguan atë të justifikonte këtë çmim. Kështu u dërgua në huazim te Liverpool, ku mezi merrte kohë për të luajtur. Vetë lojtari së fundmi ka deklaruar se nuk dëshiron të qëndrojë në Angli, edhe pse Liverpooli.
Keita doli të ishte një dështim i madh
Një zhgënjim i madh për Liverpool-in është edhe Naby Keita, 28-vjeçari nga Guineja, i cili erdhi nga Leipzig në vitin 2018 për 60 milionë euro. Kontrata e tij skadon këtë verë dhe Liverpooli do të jetë i lumtur ta lërë të shkojë dhe të heqë barrën e pagave të tij nga buxheti. I njëjti fat i pret Alex Oxlade-Chamberlain dhe James Milner.
Përveç këtyre, pritet të largohet edhe Roberto Firmino. Braziliani ka konfirmuar se nuk do të vazhdojë kontratën e tij, e cila skadon këtë verë. Edhe pse dikur një lojtar kyç në sistemin e Klopp, Firmino është hequr nga skuadra dhe ka shërbyer kryesisht si sulmues zëvendësues këtë sezon, transmeton Fol Drejt.