Sikurse në garën e parë të sezonit, piloti rezervë Nico Hulkenberg do të drejtojë makinën në vend të Vettel
Kampioni i katërfishtë në Formula 1 Sebastian Vettel do të humbë edhe garën e dytë të sezonit që do të mbahet të dielën për Çmimin e Madh të Arabisë Saudite, transmeton Anadolu Agency (AA).
Piloti gjerman i skuadrës “Aston Martin” Vettel, javën e kaluar rezultoi pozitiv në koronavirus dhe humbi garën e parë të sezonit për Çmimin e Madh të Bahreinit.
Skudra “Aston Martin” njoftoi se piloti 34-vjeç Vettel nuk do të marrë pjesë as në garën për Çmimin e Madh të Arabisë Saudite.
Sikurse në garën e parë të sezonit, piloti rezervë Nico Hulkenberg do të drejtojë makinën në vend të Vettel.