Komunikimi me avionin luftarak F-15 është humbur pas ngritjes në provincën Ishikawa në Japoninë perëndimore, shkruan AA, trasnmeton Fol Drejt.
Sipas lajmit të transmetuesit publik NHK, që i referohet zyrtarit të Ministrisë së Mbrojtjes së Japonisë, thuhet se F-15 është zhdukur nga radari pas ngritjes.
Avioni luftarak F-15 u raportua se ishte nisur nga baza Komatsu në provincën Ishikawa. Mësohet se avioni me dy persona mund të jetë rrëzuar.
Në kryeqytetin e provincës Kanazavi, njësitë e rojës bregdetare vendosën varka patrullimi për aktivitetet e kërkim-shpëtimit.