Federata e Futbollit të Anglisë është duke hetuar një karton të verdhë, që nga ai është fituar një shumë e madhe e parave.
Një tifozë kishte vënë bast shumën prej 65 mijë funteve (78 mijë euro) dhe kishte fituar 130 mijë (156 mijë euro) nga kartoni i verdhë.
FA është duke hetuar ngjarjen në fjalë, por nuk ka pranuar të jap shumë informata.
Zëdhënësi i FA ka konfirmuar se ata janë në dijeni të kësaj çështje dhe janë duke e shqyrtuar atë.
“FA është në dijeni të çështjes në fjalë dhe po e shqyrton atë”, ka thënë zëdhënësi i FA për ESPN UK.
Ndeshja që po dyshohet është ajo mes Leeds United dhe Arsenalit më 18 dhjetor të vitit të kaluar, ku Topçinjtë fituan me rezultat të lartë 1-4.