Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano ka lënë mënjanë të gjithë pasigurinë rreth të ardhmes së Lionel Messit në rubrikën e tij ekskluzive CaughtOffside, duke konfirmuar se 35-vjeçari nuk është në bisedime me asnjë klub tjetër përveç PSG-së, raporton Goal.
“Nuk jam i sigurt se situata ka ndryshuar,” tha Romano.
“Messi aktualisht është vetëm duke negociuar me PSG-në, ata patën një takim hapës (personalisht) me babanë e tij Jorge dhe ai gjithashtu konfirmoi se nuk ka asnjë ofertë nga Barcelona për momentin.
“Ishte vetëm një takim hapës me PSG – më shumë do të pasojnë në javët e ardhshme për të vendosur mbi detajet e kontratës së re duke përfshirë pagën, kohëzgjatjen e marrëveshjes dhe më shumë. Tani janë fazat e hershme.”/FolDrejt/