Facebook “pa dashje” ka ngarkuar kontaktet e email-ave të më shumë se 1.5 milionë përdoruesve pa kërkuar leje për ta bërë këtë, ka pranuar rrjeti social.
Mbledhja e të dhënave ndodhi nëpërmjet një sistemi të përdorur për ta verifikuar identitetin e anëtarëve të rinj. Facebook u kërkoi përdoruesve të rinj ta jepnin fjalëkalimin për llogarinë e tyre të emailit dhe morën një kopje të kontakteve të tyre.
Facebook tha se tashmë kishte ndryshuar mënyrën se si trajtonte përdoruesit e rinj për ta ndaluar ngarkimin e kontakteve.
Fshirja e të dhënave
Të gjithë ata përdorues, kontaktet e të cilëve janë marrë do të njoftohen dhe të gjitha kontaktet që Facebook kishin rrëmbyer pa pëlqimin do të fshihen.
Informacionet e vjedhura besohet se janë përdorur nga Facebook për të ndihmuar në hartimin e lidhjeve sociale dhe personale midis përdoruesve.
Skandali i kontakteve me email është i fundit në një seri të gjatë problemesh në të cilat Facebook ka keqpërdorur të dhënat e disa prej miliarda përdoruesve të saj.
Në fund të marsit, Facebook gjeti se fjalëkalimet e rreth 600 milion përdoruesve ishin ruajtur brenda një teksti të thjeshtë për muaj të tërë.