Në 27 shtator Facebook ka çlajmëruar shumë faqe nga Kosova të cilat në kundërshtim me politikat e rrjetit më të madh social, ka mbështetur politikat e Donald Trump, shkruan foldrejt.com, duke u bazuar te media amerikane newsweek.com.
Njëra prej atyre faqeve ka pasur plot 170 mijë ndjekës, konkretisht “Police Lives Matter”, kurse ngjashëm ka vepruar edhe me faqet tjera si “All Lives Matter,” “I Support The Police US not Criminals” dhe “Blue Lives Matter USA.”
Administratorët e këtyre faqeve kanë bërë para me emocionet e amerikanëve, përcjell foldrejt.com.
Sipas ligjeve të Facebook, ajo nuk mund të ndërhyjë kur shkruan ndonjë politikan, pavarësisht nëse pajtohet ose jo me mendimet e tij, mëgjithatë nuk lejohet që ndokush tjetër të flasë në emër të të tjerëve.
Kështu ishte vepruar vite më parë edhe me disa faqe nga Velesi, që mbështesnin fuqishëm presidentit Donald Trump./Foldrejt.com