Facebook solli ditën e sotme efekte të reja të kamerës në Messenger duke marrë disa prek tipareve të aplikacionit Instagram.
Bëhet fjalë për dy efekte të reja: Boomerang dhe Selfie Mode. E para vjen nga Instagram dhe është shumë i përdorur ndërsa e dyta vë objektet më në fokus.
Messenger gjithashtu do të pajiset me stickera të reja AR dhe tema për sezonin e fundvitit.
Kur përdoruesit të hapin kamerën brenda aplikacionit Messenger, do të shohin gjithashtu një pamje të re. Në fund gjenden pesë modalitetet e kamerës: Boomerang, Normal, Video, Text dhe Selfie.
Këto formate ekzistojnë edhe tek aplikacionet Facebook dhe Instagram.
Me ndryshimet e fundit kompania po përpiqet të krijojë një pamje konsistente mes aplikacioneve dhe shërbimeve.