Tanja Fajon, që mban postin e ministres së Jashtme të Sllovenisë ka kërkuar nisjen e negociatave për propozimin franko-gjerman, siç ka thënë ajo, të sponsporizuar nga BE.
Në një konferencë për media, Fajon ka shprehur interesimin për një Ballkan të fortë dhe Kosovë të fortë, duke përmendur kështu shqetësimin për rreziqet e sigurisë në Ballkan.
“Të gjithë jemi të shqetësuar për rreziqet e sigurisë në Ballkan, duam një Ballkan të fortë dhe Kosovë të fortë. Tensionet në veri, kam thënë që Kosova duhet të përpiqet për normalizimin e marrëdhënieve nuk duhet të bëhet eskalimi i gjendjes atje”, tha Fajon në konferencën pas takimit me homologen nga Kosova, ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
“Të fillojnë negociatat, që të flasin në lidhje me propozimin e sponzorizuar nga BE-ja në lidhje me normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, shtoi ajo./FolDrejt/