Vladimir Putin është një nga njerëzit më të përfolur të këtyre ditëve për shkak të pushtimit që i ka bërë Ukrainës.
Këto janë disa fakte rreth tij shumë të çuditshme:
Vonesa kronike e Putinit
Në vitin 2013, Papa Françesku bëri vizitën e tij të parë në Rusi. Atje supozohej të takohej me Vladimir Putin, por diçka e çuditshme ndodhi. Papa priti për 50 minuta. Më në fund Putin erdhi. Por kjo nuk është hera e parë që ndodh me të. Sipas gazetarëve, Putin gjithnjë vonohet me orë të tëra gjatë konferencave për shtyp apo daljeve në publik. Në vitin 2012, Putin e la të priste Sekretarin amerikan të Shtetit për 3 orë. Gjithashtu kishte lënë të priste për rreth 2 orë në një takim me prindërit e disa fëmijëve të vrarë nga përplasja e një avioni.
Putin mund të jetë njeriu më i pasur në botë
Ndërsa Putin është personi më i fuqishëm në Rusi, ekziston një arsye që të mendohet se ai ka një standard jetese shumë të lartë në krahasim me qytetarët e zakonshëm. Besohet se ai ka një pasuri prej 200 miliardësh dollarë. Kjo shifër vjen nga Bill Broder, ish-menaxher fondesh në Rusi që e ka kritikuar shpesh Putinin kohët e fundit. Sipas tij, Putin ka pasuri sa dyfishi i pasurisë së Bill Gates.
Pallati i Putinit
Përveç pasurisë monetare, një tjetër sekret që është zbuluar në lidhje me Putin është ndërtesa 1 miliard dollarëshe në bregun e Detit të Zi. Ajo në fillim ishte parashikuar si një shtëpi modeste e stinës së verës, derisa evoluoi në një ndërtesë madhështore të kohëve moderne. Nga fotot e para të nxjerrë nga satelitët, imazhet tregojnë një kompleks të madh mermeri me kopshte, një teatër privat dhe tre vende për ulje me helikopter.
Martesa dhe divorci i Putinit
Në vitin 2013, Putin njoftoi se po divorcohej nga Ljudmilla, bashkëshortja e tij për pothuajse 30 vjet. Ishte një surprizë për shumë persona sepse shumë pak e dinin që ai ishte i martuar. Vetëm elitat ruse dhe gazetarët perëndimorë dinin disa detaje për këtë gjë. Putin dhe bashkëshortja e tij ishin fotografuar së bashku, por shumë pak vetë e dinin se kush ishte ajo. Kishte zëra rreth këtij çifti, por asnjë nuk ishte i mirë. Disa thonë se Ljudmilla ishte dërguar me detyrim në një manastir. Të tjerë thonë se ajo ishte droguar apo vrarë. Çifti Putin kishte dy fëmijë, edhe pse të dy ishin të rritur kur Putin njoftoi divorcin. Mendohet se Putin ishte në një lidhje me një femër tjetër që përpara se të divorcohej.
Putin piu një thesar kombëtar ukrainas
Kur Putin pushtoi rajonin ukrainas të Krimesë shkaktoi një zemërim ndërkombëtar. Megjithatë, ai u lejua të aneksonte territorin dhe shumë shpejt mori kontrollin e plotë. Por ajo çfarë Putin bëri ishte çfarë i zemëroi më shumë njerëzit në Ukrainë. Ai piu një shishe verë 240-vjeçare, një thesar kombëtar për Ukrainën, me ish-kryeministrin italian Silvio Berlusconi. Pasi Putin mori kontrollin e Krimesë, ai shkoi në Verarinë Massandra, që mendohet të ketë koleksionin më të madh të verërave nëpër botë.
Putin mund të ketë vjedhur një unazë të Super Bowl
Në vitin 2005, presidenti Robert Kraft i skuadrës së futbollit amerikan New England Patriots vizitoi Rusinë dhe u takua me Vladimir Putin. Aty, ai besohet se ai i dha Putin unazën e kupës së Super Bowl XXXIX. Megjithatë më vonë, Kraft vendosi të tregojë historinë e vërtetë rreth unazës së tij ikonike 25 mijë dollarëshe: Putin e vodhi atë. Ndërsa takohej me Putin, Kraft i tregoi unazën. Putin tha: Për këtë unazë do të vrisja njerëz. Kur Kraft u përpoq ta rimerrte, Putin e futi në xhep.
Putin muzikant
Në vitin 2010, Putin shokoi audiencën me aftësitë e tij muzikore kur ishte pjesëmarrës në një event bamirësie në Shën Petersburg. Ai shkoi te piano dhe filloi të luante. Më pas mori mikrofonin dhe këndoi një këngë popullore amerikane “Blueberry Hill” me një anglishte perfekte. Pjesë e audiencës ishin edhe Sharon Stone dhe Kurt Russell.
Kryqëzata e Putinit kundër ushqimit
Në vitin 2015, Putin filloi një nga fushatat publike më të çuditshme në histori: një bojkot ndaj ushqimeve evropiane: djathërave francezë, mollëve polake, dhe çdo gjë tjetër e importuar u shkatërruar në Shën Petersburg. Shkatërrimi i ushqimit, ishte një hakmarrje ndaj vendeve europiane, që ishin kundër Rusisë për aneksimin e Krimesë.
Dashuria e Putinit për Letërsinë amerikane
Në vitin 2011, bota po priste nëse Putin do të merrte një mandat të tretë si President i Rusisë. Ai sigurisht që e mori. Shumë njerëz kanë parë fotografi të Putin duke bërë gjueti apo duke kalëruar, duke konfirmuar se ai është një njeri sportiv. Më interesant ishte fakti që Putin zbuloi se shumica e materialeve të tij të preferuara për të lexuar ishte letërsia amerikane.
I apasionuar pas kafshëve
Putin ka fituar për vite me radhë reputacionin e njeriut të ashpër, të ftohtë dhe një njeriu me sjellje kriminale si lider i Rusisë. Por në dallim me atë çfarë mendohet për liderin e Rusisë, ai njihet dhe si një njeri që është i dashuruar me kafshët. Ka qindra fotografi të Putin ku del me kafshë të ndryshme. Shpenzon një kohë të madhe me kafshët e tij./FolDrejt/