Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla, i ka reaguar përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak. Ky i fundit e mirëpriti vendimin e Qeverisë së Kosovës për të shtyrë deri më 1 shtator vendimin për reciprocitetin për targa dhe letërnjoftime.
Ministrja Gërvalla përmes një postimi në Twitter tha se shtyrja e vendimit për reciprocitet do të zbatohet vetëm nëse hiqen barrikadat.
“Faktet mbeten fakte. Kosova ka rënë dakord me propozimin e SHBA-ve dhe në përputhje me BE-në. Ne ramë dakord për një shtyrje deri më 1 shtator 2022, por vetëm nëse barrikadat hiqen deri më 1 gusht. Reciprociteti do të mbetet realitet, Kosova nuk ka “shtyrë” asgjë, rregullorja për letërnjoftimet ka hyrë në fuqi nga mesnata”, ka shkruar Gërvalla./FolDrejt/
Facts remain facts: 🇽🇰 agreed to a 🇺🇸 proposal. in line with the 🇪🇺. We agreed on a pause until Sep 1, 2022 – but only if blockades are being removed by Aug 1. Reciprocity will remain the reality. 🇽🇰 has not “postponed” anything, ID card regulation has been enacted by midnight. pic.twitter.com/hfVUZUFwfq
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) July 31, 2022